Gjendet e zhveshur dhe e dj.egur në park, viktima dyshohet së është shqiptare

Një grua u gjet e pajete në një park në lokalitetin Mougins të Francës.

Policia tha se trupi është gjetur ne datën 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjes, sic shkruajnë mediat e këtij vendi. Dyshohet se viktima punonte si prostitute në këtë zonë.

Në krah ajo kishte një tatuazh me emrin e një mashkulli shqiptar. Megjithatë as policia dhe as mediat franceze nuk kanë bërë të ditur emrin përvec faktit që ajo u gjet gjysëm e zhveshur dhe e djegur në shumicën e trupit.

Gjithsesi dyshimet me te medha jane se femra eshte shqiptare. Për vdekjen e gruas 37 vjecare është arrestuar nje person por nuk dihet lidhja e tij me këtë ngjarje.

Loading...