Një 35-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e Pishporos në Fier.
Sipas informacioneve paraprake, 35-vjeçari Besmir Hoxha është gjetur pa shenja dhunë në trup.
Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës.
Rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në Levan.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit.
Loading...