Policia e Vlorës njofton se në afërsi të Urës së Bratit në qytetin bregdetar, është gjetur trupi i pajetë i një 74-vjeçari.
Sipas policisë, nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e të moshuarit, duke nënkuptuar se ai mund të ketë ndërruar jetë nga mbytja.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bratit”, është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Loading...