Gjendet i pajetë 36-vjeçari, detajet e para

Policia bën me dije se është gjetur trupi i pajetë i një peroni në Mat. Sipas informacioneve të para bëhet me dije se pranë një përroi në fshatin German është gjetur trupi i shtetasit A.M., 36 vjeç.

Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...