Gjendet i vd.ekur brenda banesës së tij biznesmeni i njohur

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme, në qytetin e Elbasanit.

Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur në tualetin e shtëpisë së tij.
Viktima është gjendur nga familjarët pa shenja jete.

Burimet bëjnë me dije se 53-vjeçari ishte pronar i një pike exchange në Elbasan.
Ende nuk dihet shkaku i këtij akti tragjik, ndërkohë policia po vijon mbi zbardhjen e kësaj ngjarje.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi A.S., 54 vjeç. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse ato të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...