Gjendet i vdekur në makinë një 24-vjeçar.Për çfarë dyshohet?

Gjendet i vdekur në makinë një 24-vjeçar në Tiranë

Policia njofton se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç.

Dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Loading...