Trupi i pajetë është gjetur i vrarë me armë zjarri në veturën e tij në afërsi të shtëpisë ku ai banonte në Tetovë.
Personi i vrarë ka qenë ish-shoferi ish-zëvendëskryeministrit Hazbi Lika dhe për momentin ishte i punësuar në Sektorin e Urbanizmit në komunën e Tetovës.
Në xhamin e makinës është gjetur një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri, por nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje.
Nga familjarët dhe komuna e Tetovës bëjnë të ditur se i ndjeri nuk ka pasur probleme familjare apo në punë.
Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurorët e krimeve të rënda nga Prokuroria e Tetovës.
Loading...