Parlamenti anglez është përfshirë nga një skandal pasi u gjet një sali lënde ko kainë.
Policia konstatoi se në 11 nga 12 tualetet e godinës së pushtetit legjislativ anglez u gjetën gjurmë ko kaine.
Kryeparlamentari Sir Lindsay Hoyle, gjatë një deklarate për mediat tha se policia do të bëjnë të pamundurën për të vënë para drejtësisë të gjithë ata persona të cilët janë të përfshirë.
Disa prej tualeteve ku u zbuluan gjurmë ko kainë janë pranë zyrës së kryeministrit Boris Johnson dhe ministres së Brendshme Priti Pratel.
Deri tani nuk është publikuar asnjë emër për këtë zbulim tronditës, por burime anonime raportuan për mediat angleze se disa prej anëtarëve të parlamentit përdorin ko kainë gjatë festave në shtëpi, madje njëri prej tyre konsumoi ko kainë në prani të kolegëve të tij dhe gazetarëve.