Policia raportoi se është arrestuar motra e madhe e Jasmina Dominic, e cila u raportua e humbur në vitin 2005, por që u pa për herë të fundit në vitin 2000 kur ishte 23 vjeç.
Trupi i saj u gjet në një frigorifer në korridorin e shtëpisë së familjes së Dominic në fshatin Pavlovec, në veri lindje të Zagrebit, tha policia në një deklaratë.
Trupi i gruas u zbulua i mbështjellë në letër alumini, pas ndërprerjes së energjisë elektrikë në banesë, gjë që shkaktoi që kufoma të fillonte të merrte erë.
Në pranga ka rënë motra e Jasminës, Smiljana Srnec, 45 vjeç. Ndërsa po behët një ekzaminim i trupit të gruas së vrarë.
Ngjarja ka tronditur Kroacinë dhe shumë njerëz pyesin sesi është e mundur që familja e saj ka jetuar kaq shumë kohë me një trup të fshehur në shtëpi.