Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë, pranë Liqenit Artificial.
Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se 62-vjeçari me iniciale H.B është gjetur i pajetë në këtë zonë me armë zja*rri.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 62-vjeçari po vraponte i shoqëruar nga djali i tij i mitur.
Mësohet se atentati ndaj këtij shtetasi është bërë në prani të djalit të mitur.
Mendohet se 62-vjeçarit iu mor jeta nga dy persona të maskuar.
Ndërsa dyshohet se njëri nga autorët të jetë shtetasi I.H nga Fieri.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca dhe priten të tjera detaje në vijim./Balkanweb
Loading...