Gjendet një person i vdekur në përrua, detajet e para

Policia e Shtetit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Përroi i thellë”, në fshatin Tolar, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. S., 62 vjeç, banues në fshatin Tolar, Këlcyrë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Loading...