Është bërë e ditur ketë mëngjes nga një zëdhënës i policisë së Kent se është gjetur një trup i pajetë, i cili dyshohet të jetë i 6-vjeçarit. Megjithatë akoma identifikimi nuk është bërë zyrtar.
Mësohet se Lucas ishte përpjekur të hidhej në një varkë në momentin kur ra në ujë dhe se i ati bashkë me disa njerëz të tjerë u përpoqën ta shpëtonin, por ishte e pamundur.
Gjithashtu Kryeinspektori Mark Ëeller, nga Policia e Kentit, tha: “Ky është një incident tragjik dhe shqetësues për të gjithë, familja e Lukasit është “shkatërruar” në mënyrë të kuptueshme.
Kemi patur shumë vullnetarë të cilët na kontaktuan për t’u vënë në kërkim të Lucasit”.
Ndërkohë që policia më parë ishte shprehur se është “e pamundur” që ai të gjendej i gjallë.
Kirsty Furze, nëna e vogëlushit tha se djali kishte marrë disa mësime noti në shkollë, por sipas saj, nga frika ai do jetë paralizuar. Mësohet se këtë javë kërkimeve për 6-vjeçarin Lucas u janë bashkuar dhe anëtarët e famijes.