Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një person në Fushë Arrëz.
Policia bën me dije se rreth orës 14:30, në banesën e tij, në Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete, shtetasi L. Z., 39 vjeç.
Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së këtij shtetasi.
Loading...