Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë të Kosovës.
Një grua e moshuar ka humbur jetën, pasi ka rënë në pus, raportojnë mediat kosovare.
Lajmi për vdekjen e 62-vjeçares nga fshati Kqiq është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zhaiti.
“Ngjarja është raportuar nga familjarët e viktimës sot rreth orës 12:00.
Në vendngjarje, përveç njësive përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve, me urgjencë ka mbërritur edhe ekipi mjekësor, ku kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Zahiti.
Ai ka shtuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 62-vjeçares. Pas përfundimit të procedurave trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg. Sipas rrethanave të ngjarjes, rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë.