Instituti Kombëtar për Kujdesin Shëndetësor në Britaninë e Madhe ka miratuar dy barna me qëllim kursimin e kancerit të gjirit të gratë dhe vajzat sipas Qendrës për Kancerin të Clatterbridge. Qendra thekson se bëhet fjalë për dy barnat “Alpelisib” dhe “Trodelvy”, me të cilat deri më tani janë bërë disa teste në pacientë të sëmurë me kancer gjiri dhe kanë dhënë rezultat, raporton abcnews.al.
“Alpelisib është një trajtim për një lloj të caktuar të kancerit të avancuar të gjirit (ER pozitiv/HER2 negativ) në pacientët me një mutacion specifik të gjenit PIK3CA. Ky medicament përdoret në rastet kur sëmundja ka avancuar dhe është futur në sistemin endokrin të njeriut”, thekson qendra.
Ndërkohë, sipas tyre, nga “Trodelvy” mund të përfitojë gratë me kancer të gjirit në nivel të avancuar.
“Ai është tashmë i disponueshëm rast pas rasti për një numër të kufizuar pacientësh në Qendrën e Kancerit Clatterbridge. Ne po punojmë për t’i ofruar këto barna pacientëve që mund të përfitojnë sa më shpejt që të mundemi. Onkologët tanë, specialistë të kancerit të gjirit do të diskutojnë situatën me pacientët e kualifikuar sapo trajtimi të jetë i disponueshëm këtu”, njofton qendra duke theksuar në fakt se barnat nuk janë ende për përdorim të gjerë pasi pavarësisht miratimit për përdorim, nevojiten ende teste për t’u bërë.