Një Observator i Gazetarëve të Vrarë, që synon të dokumentojë masat e marra për të ndëshkuar krimet e zhvilluara kundër gazetarëve profesionistë të medieve, u krijua nga UNESCO me qëllim luftimin kundër pandëshkueshmërisë së autorëve të këtyre vrasjeve, njoftoi sot kjo agjenci e OKB-së.
“Ky Observator është një bazë të dhënash në internet mbi nivelin e përparimit të hetimeve gjyqësore të zhvilluara për çdo vrasje të gazetarëve apo të profesionistëve të medieve të identifikuar nga UNESCO që prej 1993, bazuar në informacionet e dhëna nga vendi ku ka ndodhur vrasja”, shpjegon UNESCO në një komunikatë.
Rreth 1 293 vrasje që prej vitit 1993 janë identifikuar nga ky Observator, nga të cilat 80 përkojnë me këtë vit. /G.S/ ATSH