Toka është e etur për ujë.
Në zonat ku pllakat kontinentale rrëshqasin mbi njëra-tjetrën gëlltisin një sasi uji sa trefishi i asaj që mendohej, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature” nga grupi i Universitetit Uashington në Shën Luis, të koordinuar nga Çen Cai.
Kërkimi bazohet mbi analiza sizmike të kryera me dhjetëra sizmografë në Gropën e Marianeve, gropa oqeanike më e thellë në Tokë.
“Studimi tregon se në zonat ku priten pllakat kontinentale shtyhet në një thellësi prej 100 kilometrash më shumë ujë nga se mendohej”, shpjegon Cai.
Sipas studiuesve, një pjesë e këtij uji rikthehet në atmosferë nëpërmjet aktivitetit vullkanik nëpërmjet formës së avullit./atsh
Loading...