Gjermanët fundosën Artan Shkëmbin, zv.shefi i OFL ‘chat sekret’ për dosjen e kokainës

Ish.zv.drejtori i OFL Artan Shkëmbi ka përdorur një platformë chati të koduar për të nxjerrë sekretet e hetimit për të cilat SPAk kërkoi pezullimin e tij nga detyra.

Hetuesit që kanë në dorë çështjen kanë thënë ditën e sotme, se zyrtari i lartë i policisë është denoncuar nga autoritetet e policisë gjermane.
Këto të fundit kishin hetuar një grup shqiptar që trafikonte sasi kokaine në Gjermani dhe kishin kërkuar bashkëpunimin e policisë shqiptare për kapjen e anëtarëve të rrjetit që vepronin në Shqipëri.

Pas nisjes së hetimit ka rezultuar se disa veprime të aksionit janë dekonspiruar ndërsa hetimi ka zbardhur se Artan Shkëmbi ishte personi që kishte komunikuar me palë të treta informacione nga hetimi.

Lajmifundit.al mëson se mesazhet ishin dërguar me anë të nja platforme chati të enkriptuar e cila nuk lejonte përgjimin apo aksesin nga palët e treta.

Loading...