Si pjesë e masave lehtësuese do lejohet rifillimi i sezonit të futbollit Bundesliga, do rihapen dyqanet si dhe do lejohen familjet të takojnë njëri tjetrin
Kancelarja Angela Merkel njoftoi lehtësimin e fundit të masave në mes të pandemisë COVID-19, duke deklaruar se faza e parë ka kaluar, por ka paralajmëruar se ende është një rrugë të gjatë për tu bërë.
Në fazën e re të përgjigjes së lehtësimit të masave të izolimit të vendit, njerëz nga dy familje të veçanta do të jenë në gjendje të takohen, ndërsa ndeshjet e futbollit në Bundesliga do të zhvillohen në gjysmën e dytë të majit.
Do të jetë gjithashtu e mundur të rihapen më shumë dyqane me masa shtesë higjene, ndërsa njerëzit do të duhet të vazhdojnë të respektojnë masat e sigurisë. Mbajtja e maskës në ambientet publike dhe transportin publik do vazhdojë të jetë e detyrueshme