Gjermani, zhduket gruaja shqiptare bashkë me djalin 3 vjeç, arrestohet bashkëshorti

Një grua shqiptare 34 vjeç së bashku me djalin e saj 3 vjeç janë zhdukur në Gjermani. Raportohet se hera e fundit që ata janë parë ka qenë në qendrën sociale të Bonit. Siç raportohet ata janë marrë në një makinë tip ‘Audi’ të bardhë të cilët janë larguar në drejtim të paditur.
Nuk ka asnjë gjurmë prej nënës dhe fëmijës së saj, por dyshohet se rrëmbimi ka ardhur si pasojë e përfshirjes së bashkëshortit të saj në organizatë kriminale.

Ditën e djeshme, policia arrestoi bashkëshortin e 34 vjeçares, Blerim.K 39 vjeç në mënyrë që të sqaroheshin të gjitha detajet për ngjarjen dhe arsyen që mund të kishin rrëmbyesit për të bërë diçka të tillë ndaj familjes së tij.

Loading...