Gjermania hap kufijtë për vendet jashtë BE, kush përjashtohet

Lajm i mirë për shqiptarët nga 25 qershori, Gjermania do të lejojë udhëtarët nga jashtë BE që janë vaksinuar me të dyja doza të futen në territorin e saj. Përjashtim bëjnë vendet ku po qarkullojnë variantet e reja të koronavirusit.

Njoftimi u bë mbrëmjen e sotme nga Ministria e Brendshme në vend.

“Udhëtimi dhe turizmi janë përsëri të mundshëm për ata që vaksinohen,” tha ministria në një deklaratë.
Gjithsesi kusht është që udhëtarët të kenë marrë dozën e fundit të vaksinës 14 ditë para se të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Hyrja nga vendet ku po qarkullojnë variantet e reja të koronavirusit do të vijojë të jetë e ndaluar për një periudhë të pacaktuar.

Loading...