Gjermania i jep lamtumirën kartmonedhave 500 euro

Përveç kriminelëve, një numër i vogël i europianëve do të ndiejnë keqardhje për kartmonedhat 500 euro, të destinuara duke nisur nga sot për t’u hequr gradualisht nga qarkullimi.

‘’Unë preferoj para cash për shumat e mëdha, kjo nuk do të thotë se merrem me ndonjë gjë të dyshimtë’’, shprehet Rolf, ndihmës infermier 61 vjeç i intervistuar në Frankfurt, i cili ka paguar edhe një makinë okazion me prerje të mëdha në euro.
‘’Ai e cilëson si të vështirë për t’a pranuar vendimin e Bankës Qendrore Europiane për të ndërprerë emetimin e kartmonedhave 500 euro nga 17 të 19 Bankave Qendrore Kombëtare. Vetëm bankat e Gjermanisë dhe të Austrisë do të vijojnë deri më 26 prill për të garantuar një periudhë të lehtë tranzicioni’’, sipas BQE-së.

Nëse ju mbetet ndonjë kartmonedhë nën dyshek, nuk ka arsye për panik. Prerjet 500 euroshe do të dorëzohen në Bankat Qendrore dhe do të zëvendësohen me prerje më të vogla.

Loading...