Gjermania kërkon që hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mos vonohet më.
Ministri gjerman, Michael Roth deklaroi se ky është momenti i duhur që nisin bisedimet, para se të jetë shumë vonë.
“Koha e duhur që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane – të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, tha Roth në “Twitter”.
Deklaratat ai i bëri pasi nisi një vizitë dy-ditore në Maqedoninë e Veriut.
Loading...