Gjermania pezullon pjesëmarrjen në misionin e BE-së në Mesdhe

Gjermania pezullon pjesëmarrjen në Operacionin Sofia, forca detare e BE-së e krijuar për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Mesdhe, sipas informacioneve të publikuara sot.

Operacioni Sofia filloi në vitin 2015. Ajo ka për detyrë të kapë trafikantët dhe të shkatërrojë këtë model biznesi, ndërkohë që trajnon rojën bregdetare libiane dhe aplikon një embargo të armëve për konfliktin që vazhdon në veri të këtij vendi Afrikan.

Sipas raportimeve të “Bundeswehr” (ushtria gjermane) Operacioni Sofia ka sjellë arrestimin nga autoritetet italiane të më shumë se 140 personave të dyshuar për trafikim, që kur filloi. Për më tepër, më shumë se 400 varka të përdorura nga trafikantët janë shkatërruar.

Mandati i anijes gjermane në këtë operacion u rinovua në dhjetor me tre muaj dhe përfundon në fund të muajit mars. /atsh/

Loading...