Njerëzit me gjini të ndërmjetëm në Gjermani tani munden ligjërisht ta identifikojnë veten si të një gjinie të tretë, pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri të miratuar në dhjetor.
Njerëzit që nuk plotësojnë përcaktimin biologjik femër apo mashkull, tani mund të zgjedhin kategorinë “të ndryshëm” në dokumentet zyrtare. Ata që zgjedhin këtë opsion do të duhet të kenë një certifikatë mjeku për t’u regjistruar. Njerëzit me gjini të ndërmjetëm lindin me karakteristika mashkullore dhe femërore që mund të shfaqen në lindje apo edhe më vonë gjatë jetës.
Të tjera vende kanë miratuar vitet e fundit ligje të reja për të ndihmuar në njohjen e personave të tillë. Gjykata Kushtetuese në Australi ka marrë një vendim të ngjashëm me atë në Gjermani në qershor ndërsa Australia, Zelanda e Re, Malta, India dhe Kanadaja kanë miratuar masa për të adresuar çështjen e qytetarëve me gjini të ndërmjetëm.
Sipas Kombeve të Bashkuara, 1.7 për qind e popullatës së botës lindin me karakteristika të ndërmjetme, numër ky thuajse i barabartë me ata që lindin me flokë të kuqe. Gjinia i ndërmjetëm nuk ka të bëjë me identitetin gjinor të një personi apo orientimin e tij seksual. /tch/