Gjermania vendos karantinën gjatë festave, nga 16 dhjetori deri në 10 janar

Të gjitha dyqanet në Gjermani do të qëndojnë të mbyllur duke filluar nga data 16 dhjetor deri më 10 janar. Përjashtim do të bëhet vetëm për dyqanet e nevojave të përditshme dhe farmacitë.

Po ashtu do të mbyllen shkollat, kopshtet, flokëtoret, studit e kozmetikës dhe studiot e masazheve dhe të tatuazheve.
Në këtë periudhë nuk do të lejohet më të konsumohet as alkool apo ushqime në vende publike. Kontaktet duhet të reduktohen vetëm deri në maksimumi pesë vetë.
Përjashtim do të ketë vetëm gjatë ditëve të festave të Krishtlindjeve, ku do të lejohet të mblidhen për të festuar në shtëpi një numër pak më i madh njerëzish.

Festimi i Vitit të Ri do të kalohet në heshtje dhe ndalohet përdorimi i fishekzjarreve.

Merkel: “Jemi të detyruar të veprojmë”

“Jemi të detyruar të veprojmë”, tha Kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë shtypi sot (13.12) në Berlin.

Ajo tha se mbyllja e lehtë që kemi filluar qysh në 2 nëntor ka arritur një sukses të pjesshëm. “Arritëm ta ndalnim për ca kohë rritjen eksponenciale”, tha Kancelarja, “por prej disa ditësh kemi sërish një rritje eksponenciale.”/DW

Loading...