Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm, me rastin e Festës së Fitër Bajramit, i ka gostitur me ëmbëlsira pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pranë shtëpisë së tij.
“Me rastin e Bajramit të Madh, mëngjesin e kësaj dite feste e nisa bashkë me Policët e Kosovës.
Mirënjohës atyre që janë në krye të detyrës çdo herë. Urime festa të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.
Loading...