Damian Gjiknuri është kujdesur të jetë sa më i ftohtë në deklaratën e tij pasi i zuri vendin Taulant Ballës edhe në strukturimin e Partisë Socialiste edhe në drejtimin e qarkut të Elbasanit. I pyetur nga gazetarët sesi ndihet pas detyrave të reja që iu besuan, Gjiknuri solli në vëmendje rezultatin që Partia Socialiste mori në qarkun e Vlorës.
Më herët, Balla tha me ironi se “nuk bie tërmet në Elbasan“, duke i kujtuar Gjiknurit përgjimet e famshme të Bild, ku ish-ministri u kap duke biseduar me Imer Lalën dhe i thoshte “tërmet e bëmë tërmet”, referuar rezultatit të zgjedhjeve në Dibër.
FJALA E GJIKNURIT: Unë kandidimin tim të parë e kam pasur në Qarkun e Elbasanit. Është një detyrë e vështirë, sfidë e madhe. Natyrshëm që edhe unë kam eksperiencën time dhe do të bëj më të mirën të mundshme punën e nisur. PS është konfirmuar si forcë fituese dhe me vizion të qartë për të ardhmen.
Kam patur lidhjet e mia me qarkun e Vlorës dhe rezultati im është i shkëlqyer, historik dhe më i thellë dhe i arritur ndonjëherë në ndonjë qark në Shqipëri dhe bazuar në këtë eksperiencë do të bëj më të mirë.
A duhet të ishit kthyer ministër? S’ka rëndësi, edhe menaxhimi është sfidë që e mirëpres. Jam njeri i investuar gjatë në këtë parti. S’ka shqetësim për mua.