Gjimshiti: Dua të ndihmoj edhe Shqipërinë

Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti po kalon një moment mjaft të mirë në aspektin personal me skuadrën e “Atalantës”. Fundjavën e shkuar gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj “Interit”.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Skocinë që do të zhvillohet ditën e shtunë, Gjimshiti tha se do të japë maksimumin nëse do të luajë ndaj Skocisë.

“Besoj është një moment i bukur personalisht. Unë gjithmonë vij këtu për të dhënë maksimumin. Nuk ka problem nëse kam shënuar gol apo jo”, tha ai.

Mbrojtësi shtatlartë foli edhe për momentin negativ të Kombëtares.

“Çfarë nuk po shkon te skuadra? Me Izraelin e patëm në dorë lojën, bëmë një ndeshje të mirë, nuk e merituam humbjen. Te goli i parë ishim të ngrirë, nuk e pritëm që do e godiste portieri. Bëmë gabim të gjithë. Ato gjera ndodhën, të mundohemi të bëjmë më mirë”.

“Për mua nuk është autogol ai ndaj Skocisë. Por nuk ka problem. Nuk e di nëse do luaj me Skocinë. Nëse jam në fushë, provoj të jap më të mirën. Në fillim duhet të mbroj, pastaj nëse del rast për të shënuar akoma më mirë”.

Gjimshiti u shpreh se skuadra është gati për ndeshjen me Skocinë.

“Mbrojtja bëhet me gjithë ekipin, nuk mbrohet vetëm me mbrojtësit. Ato që bëmë ishin gabime personale. Ndaj Izraelit kemi bërë gabime më shumë personale. Na kushtoi”.

“Besoj se me Skocinë do jetë një ndeshje e vështire. Ata luajtën me mirë atje, ne kemi rastin që të tregojmë vlerat tona. Në fund do arrijmë atë që duam. Nëse luajmë si skuadër, e dimë që jemi të fortë”.

Në fund mbrojtësi kuqezi iu bëri thirrje tifozëve që të mbështesin skuadrën.

Tifozët? Mendoj që na kanë përkrahur gjatë gjithë kohës. Shpresoj që do të jenë në stadium, të na japin forcën e tifozit. /atsh

Loading...