Iftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Dr. Shkëlqim Balili. Ai ka folur më shumë mbi rëndësinë e edukatës seksuale që në vegjëli, problemet shëndetësore që vijnë nga seksi i parakohshëm dhe jo vetëm, duke dhënë këshillat dhe njohuritë e tij…
Si është raporti i lindjeve sot në Shqipëri krahasasuar me vitet më parë?
Sa i përket lindjeve, natyrisht që koha, sistemi dhe shoqëria sot ka ndryshuar. Para shumë vitesh ne në maternitet prisnim 35 lindje dhe 5 operacione në natë. Sot nuk ndodh një gjë e tillë, lindjet janë ulur. Njëkohësisht janë ulur dhe lindjet në moshë të hershme, para moshës 0-15 vjeç. Kushtet në të cilat ne jetojmë sot, janë të tilla që djemtë dhe vajzat fillimisht duan që të mbarojnë shkollën, të fitojnë një pavarësi financiare, të krijojnë një lidhje të fortë. Sot ka më liri, të rinjtë janë të lirë dhe duhet të zgjedhin partnerin e jetës.
Advertisements
Fillimi i marrëdhënieve seksuale në moshë të re, çfarë ndikon tek kjo?
Një nga problemet më themelorë që kanë të bëjnë me riprodhimin, është fillimi i hershëm i marrëdhënieve seksuale. Kjo është shumë e rrezikshme dhe kur mendon që një vajzë 14 vjeç mund të bëjë marrëdhënie, kjo është e papranueshme. Nisemi nga fakti që vetë organet e riprodhimit janë të paformuara dhe penetrimi që mund të bëhet në këto organe, mund të shkaktojë kancer. E dyta, është një faktor që haset shumë këtu tek ne, është dëshira për të bërë seks me shumë partnerë. Një seks që të jetë i shëndetshëm, duhet të jetë vetëm monogamy, duhet të përdoret prezervativi dhe të kryhen disa herë testime për të parandaluar infeksionet seksualisht të transmetueshme. E treta, është shtatzënia e padëshiruar. Ngelja shtatzënë në një trup të paformuar ka një sërë problemesh. Si fillim, nuk mund të mbajë një fëmijë deri në 9 muaj. Pastja mund të ketë probleme të keqformimit, nuk është organizmi i pjekur për të mbajtur një shtatzëni të shëndetshme. Të gjitha këto ndodhin kur nuk kemi arritur në pjekurinë mature të trurit, që të ekzistojë logjika.
Sa flasin prindërit me fëmijët mbi edukatën seksuale?
Unë them që ne jemi mbrapa shumë në këtë aspekt dhe kjo vjen sepse prindërit e kanë tabu që të flasin. Akoma është tabu që t’i tregosh fëmijëve organet gjenitale me emra. Nëna duhet të punojë shumë me vajzën që kur është ende e vogël, që 1 apo 2 vjeç, mbi fiziologjinë. Sepse seksi i parakohshëm dhe me shumë partner është shumë i përhapur. Sot ka djem që duan të kenë 10 partnere. Kemi vajza që kanë bërë marrëdhënie seksuale para moshës 16-vjeçare dhe ato kanë një stress, një traumë psikologjike, janë bërë pishman, sepse kanë parë partnerin me një tjetër. Këtu në Shqipëri, bulizmi, arroganca, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe seksi i egër, janë problem. /TAR