Gjirokastër/ 45-vjeçari thyen karantinën, drejton i dehur motorin dhe kundërshton policin gjatë arrestimit

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe kundështoi punonjësin e policisë.

R.DH me banim në Gjirokastër, ndër të tjera ka thyer edhe karantinën, pasi ditën e sotme nuk lejohet lëvizja e qytetarëve, përveç nënave me fëmijët që e patën kët ëmunësi deri në orën 11:00.

45-vjeçari u konstatua në lagjen “Dunavat” duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, si dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e komisariatit ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik.

Loading...