Gjirokastër/ 58-vjeçari rreh kunatën, detaje

Një 58 vjeçar në Gjirokastër është arrestuar për dhunë ndaj kunatës së tij. Policia njofton se i arrestuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Materialet kane kaluar prane Gjykates se Shkalles se Pare ne Gjirokaster.

Njoftimi i Policise: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 58 vjeç.

Banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait), shtetases K. B”.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit B. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Loading...