Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me rolin e Bankës së Shqipërisë në realizimin e objektivave për stabilitetin e çmimeve dhe kontributin me politikat e saj në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e rajonit e më gjerë.
Gjithashtu Prefekti i qarkut, i ftuar nga Zv. Guvernatorja, mori pjesë në ekspozitën e organizuar nga Banka e Shqipërisë për njohjen e komunitetit të qarkut Gjirokastër me serinë e re të dy kartmonedhave, 200 Lekë dhe 5000 Lekë, që u hodhën në qarkullim në datë 30 shtator 2019 nga Banka Qendrore.
Prefekti i qarkut shprehu falënderime të përzemërta për Bankën e Shqipërisë për organizimin e kësaj ekspozite në qytetin e Gjirokastrës.
Organizimi i aktiviteteve të tilla është një vlerë e shtuar për të rritur kulturën financiare të qytetarëve gjirokastritë.
Në këtë ekspozitë, qytetarët u njohën me imazhet, personalitetet simbol dhe elementet e sigurisë së serisë së re të kartëmonedhave./atsh