Personi i pajetë është identifikuar dhe policia tha se bëhet fjalë për 73 vjecarin Bashkim Pula.
Pula ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të familjarëve të tij disa ditë më parë.
Pas kallëzimit, forcat e policisë në Gjirokastër u vunë menjëherë në lëvizje dhe nga vëzhgimet e bëra me dron, trupi i 73-vjeçarit u pikas pranë përroit.
Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet.
Loading...