Gjirokastër, Kulla e Sahatit tashmë me pamje të rijetëzuar

Përfundon restaurimi dhe ndriçimi i Kullës së Sahatit, në Kalanë e Gjirokastrës. Projekti i restaurimit u hartua nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, ndërsa projekti i ndriçimit dhe financimi u bënë të mundur falë Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Projekti ka për qëllim ruajtjen e vlerave dhe përmirësimin e gjendjes së monumentit, si një pikë kyçe e Kalasë së Gjirokastrës.

Kulla e Sahatit është ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në fillim të shekullit të XIX. Ajo dominon pjesën lindore të fundme të Kalasë dhe ka një lartësi prej 30 m. Sahati nuk ka punuar që pas Luftës së Parë Botërore, kohë gjatë të cilës mekanizmi u dëmtua dhe më pas u hoq nga vendi.

Nga ana e jashtme Kulla e Sahatit ofron një pamje madhështore. Kulla është punuar me gurë të skuadruar të dimensioneve të vogla, të vendosur në rreshta paralelë, duke thyer kështu ashpërsinë e saj arkitektonike./atsh

Loading...