Gjirokastër, pastrohen rrugët nga dëbora

Në bashkinë e Gjirokastrës po vazhdon puna për pastrimin e dëborës në rrugët e qytetit, si dhe furnizimi me dru i institucioneve arsimore.

“Temperaturat e ulëta vazhdojnë të jenë të pranishme ende në Gjirokastër. Grupet tona të punës po vazhdojnë ndërhyrjen në çdo sokak dhe rrugicë ku ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve”, bën të ditur bashkia e Gjirokastrës.

Gjatë këtyre ditëve bashkia ka punuar për hapjen e të gjitha rrugëve nëpër shkolla, si dhe për furnizimin me dru të institucioneve arsimore për sigurimin e kushteve për një mësim sa më cilësor.

Po ashtu punonjësit e bashkisë po punojnë për pastrimin e territorit nga degët e rrëzuara për shkak të dëborës.

Grupet e punës janë shpërndarë në të gjitha rrugët dytësore për eliminimin e ngricave dhe hedhjen e kripës dhe skorjes. /atsh

Loading...