Dy persona janë arrestuar këtë të shtunë në flagrancë në qytetin e Gjirokastrës.
Ata tentuan të vidhnin një automjet tip “Benz”, por skema e tyre ka dështuar falë ndërhyrjes në kohë të policisë së këtij qyteti. Të arrestuarit janë shtetasit A.L, dhe O.P, të dy banues në Skrapar.
Njoftimi i policisë:
Tentuan të vidhnin një automjet, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Në orë e para të mëngjesit, në lagjen “18-Shtatori”, shtetasit A.L., dhe O.P. tentuan të vjedhin një automjet tip “Mercedez-Benz”.
Menjëherë shërbimet e policisë u vunë në ndjekje të këtyre dy shtetasve, ku pas një pune të mirëorganizuar bënë të mundur arrestimin e tyre.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit: A.L., 25 vjeç dhe O.P., 34 vjeç, banues në Skrapar.Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme.