Gjirokastër/ Prangoset nëna,dhunoi vajzën 7-vjeçare në shkollë

Një nënë është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi akuzohet për ushtrim dhune ndaj vajzës së saj minorene.

R., Murataj, 35 vjeçe, banuese në Gjirokastër është vënë në pranga pasi mesditën e djeshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së saj 7-vjeçare me iniciale A.K.

Sipas njoftimit të policisë, e gjithë ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në prani të mësuesve.

Nga burimet paraprake mësohet se gruaja është e divorcuar nga bashëshorti, me të cilin ka edhe një vajzë tjetër 10-vjeçare.

Loading...