Një punëtor ndërtimi ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti në punë në Gjirokastër.
Punëtorët kanë qenë duke punuar tek ura e Kardhiqit, kur njërit prej tyre i ka rënë kova e skrepit.
Punëtori Latif Gaba, 50 vjeç nga Lazarati, ka marrë dëmtime në pjesën e legenit.
Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal “Omer Nishani” ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore.
Loading...