Gjirokastër, rikonstruktohen 8 Qendra Shëndetësore

-Tetë Qendra shëndetësore janë rikonstruktuar në Gjirokastër duke ofruar kushte bashkëkohore për shërbim shëndetësor.

Prefekti i Qarkut, Gjirokastër Astrit Aliaj së bashku me drejtorin e DRSH, Shpëtim Novi vizituan Qendrën Shëndetësore Lunxhëri të rikonstruktuar nga Ministria e Shëndetësisë si edhe ambulancën Topullare.

Në Qarkun e Gjirokastrës iu nënshtruan rikonstruksionit tetë Qendra Shëndetësore dhe ambulanca, investim ky nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të programit të qeverisë për rikonstruksionin e 300 Qendrave Shëndetësore.

“Krijimi i kushteve bashkëkohore në këto qendra do të përmirësojë ndjeshëm shërbimin shëndetësor ndaj pacientëve” u shpreh Aliaj.

Si në Qendrën Shëndetësore Lunxhëri ashtu edhe në ambulancën e rikonstruktuar përveç pajisjeve të reja të vendosura, qytetarët do të gjejnë edhe një personel mjekësor të përkushtuar dhe profesional./atsh/

Loading...