Gjirokastër/ Shkrumbohet banesa, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një banesë është djegur tërësisht, së bashku me orenditë shtëpiake, pasditen e sotme në Gjirokastër.

Mësohet se banesa e djegur ishte në pronësi të personit të identifikuar si Tafil Tafili, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa dyshohet që autori i zjarrvënies të jetë i ati i Tafilit, për shkak të një konflikti që babë e bir kanë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Loading...