Gjirokastra qyteti i gurtë i shtëpive muze (foto)

Qyteti
Në jug të Shqipërisë dhe më këtej kufirit me tokën greke, shtrihet një qytet kur shtëpitë përqafohen me njëra-tjetrën përreth një kështjelle madhështore që na kujton epokën e luftërave të mëdha. Është Gjirokastra, e cila shfaqet si një lumë çatish prej guri, e shtëpish-kala me stil pak oriental, të mbështetura mbi kodrina. Këtu kanë lindur dy personazhe të njohur, të cilët e kanë bërë të njohur vendin e tyre: Enver Hoxha, i cili udhëhoqi vendin në emër të një komunizmi maniak dhe shkrimtari më i famshëm shqiptar, Ismail Kadare. Në një prej romaneve të tij, Ismail Kadare flet për Gjirokastrën si për një mirazh të arkitekturës.

Modeli arkitekturor është fakt shumë i veçantë, me shtëpitë e lashta të fortifikuara, trekatëshe dhe që nuk kanë ballkone, por janë të stolisura me shumë dritare të punuara me kujdes. Gdhendjet zbukurojnë edhe portat e banesave, fasadat e dyqaneve, tavanet e shtëpive dhe dyshemetë. Nga çdo kënd mund të thithësh mbresa të pafund: Në këtë qytet janë më shumë se 50 ndërtesat e shpallura monumente kulture, muze të vegjël në një qytet muze, ku çdo gjë është prej guri dhe shtëpitë, rrugët, rrugicat, trotuaret, urat e stilit venecian dhe vargjet e shkallareve ngjiten drejt kështjellës së mrekullueshme.

Kështjella
Një fortesë, e cila ngrihet me gjithë madhështinë e saj mbi shkëmb duke sunduar mbi gjithë qytetin. Edhe hyrjet që të çojnë në kala janë monumentale dhe panorama që të afrohet është magjepse. Pjesa e brendshme është një vijim i gurëve, galerive, kalimeve nëntokësore. Prej viteve ’60 kjo panoramë e gurtë mirëpret balerinë e këngëtarë që marrin pjesë në Festivalin Kombëtar Folklorik. Banorët kujtojnë një legjendë të paharruar që ka të bëjë me figurën e princeshës Argjiro, e cila u hodh nga kalaja për të mos rënë në duart e armikut.

Me sa duket, emri i qytetit vjen nga miti i princeshës. Nga kështjella mund të shijohet peizazhi më i bukur e qytetit. Sheshi kryesor i qendrës historike ka marrë emrin e heroit, i cili në vitin 1908 udhëhoqi revoltën anti-osmane, “Çerçiz Topulli”. Që këtu fillojnë rrugët e lashta prej kalldrëmi që kanë merituar mbrojtjen që i takon arkitekturës historike. Rrugët përqendrohen në kryqëzimin e quajtur “Qafa e Pazarit”, pjesa më piktoreske e qytetit, ku ndodhen dyqanet tradicionale. Ajo çka e bën Gjirokastrën një qytet muze është arkitektura, ndërthurja e hapësirave të brendshme dhe dekorimi i shtëpive me ndërtesa të famshme, të cilat ia vlen t’i vizitosh.

Loading...