Gjirokastrës dhe Elbasan,furtuna lë pa energji elektrike shumë fshatra

Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Gjirokastrës.

Si pasojë e furtunës kanë mbetur pa energji 23 fshatra në të gjithë këtë qark.

Konkretisht në Tepelenë janë 13 fshatra pa energji.

Si pasojë e erës së fortë në Tepelenë janë shembur edhe telat përcjellës të rrymës duke lënë pa energji fshatrat Rabie, Xhaxhak dhe Levan.

Në Gjirokastër janë 7 fshatra pa energji, ndërsa në Përmet pa energji si pasojë e motit të keq kanë mbetur 3 fshatra.Ndërkohë që nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo përmbytje.

Ndërsa, në të gjithë qarkun e Elbasanit, 22 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e erës së fortë dhe shirave të rrëmbyeshëm. Për pasojë rreth 90 mijë banorë janë pa energji elektrike.

Ndërkohë OSHEE në këtë qark po punon për rregullimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike në të gjithë fshatrat e prekur.
Ndërkohë në aksin Elbasan-Librazhd ka patur rënie të shumta gurësh.

Loading...