Gjithçka duhet të dimë mbi ndikimin e lakuriqëve në situatën sot

SARS COV-2, mund të ketë bashkëjetuar me lakuriqët e natës prej më shumë se 70 vitesh.

Ky është rezultati i hulumtimit të një ekipi shkencëtarësh të Universitetit të Pensilvanisë, që kanë ballafaquar patogjenët që shkaktojnë Covid-19 me koronaviruset e tjera.

Sipas tyre, analiza tregon se SARS-COV-2 është ndarë gjenetikisht nga “familja” e tij në tri epoka të ndryshme, rreth viteve 1948, 1969 dhe 1982, gjë që do të thotë se virusi ka qarkulluar te kafshët në mënyrë të fshehtë prej dekadash.

“Gjenoma e virusit kombinohet në mënyrë të vazhdueshme, dhe mund të ketë burime të ndryshme. Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit që do të përjetojmë”, thotë Maciej Boni, profesor i Biologjisë në Universitetin e Pensilvanisë.

Studimi i botuar në revistën Nature Microbiology, mund të jetë një provë se virusi ka origjinë natyrale dhe nuk është produkt i eksperimenteve njerëzore, por nga ana tjetër paralajmëron edhe se struktura e tij gjenetike është shumë dinamike.

Loading...