-Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca kërkon nga të gjithë qytetarët shqiptarë që të respektojnë rregullat në fuqi anti-COVID për të mposhtur virusin.
Edhe pse indirekt duket se mesazhi i ambasadorit shkon për Lulzim Bashën që u gjobit dy herë brenda 24 orëve, pasi theu rregullat duke marrë pjesë në grumbullime politike në Durrës dhe te Teatri Kombëtar. Soreca thotë se për të dalë nga kriza të gjithë duhet të respektojnë rregullat që janë në fuqi.
“Ne duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën kundër COVID-19. Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar të gjithë komunitetin të dalë nga kriza. Delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për Shqipërinë. Dorëzimi tjetër i pajisjeve është planifikuar javën e ardhshme” thotë ai.