Gjobë deri në 326 euro nëse nuk keni aparatin anibraktisje tek sediljet e fëmijëve, ja ç’ju ndodh me patentën

Prej ditës së sotme në Itali hyn në fuqi paijsja e detyrueshme me mekanizmin antibra ktisje për të gjithë ata drejtues automjetesh që transportojnë fëmijë nën moshën 4 vjeç.

Nëse nuk e kanë në automjet ata do gjobiten nga 81 deri në 326 euro si dhe do t’u hiqen 5 pikë nga patenta.

Ky ligj i ri, i njohur si ligji “Shpëto beben”, i bashkangjitet kodit rrugor e kërkon që çdo automjet me fëmijë nën 4 vjeç të ketë në sediljet e tyre, dhe mekanizmin antibr aktisje që duhet të jetë në komform me rregullat, i çertifikuar e i verifikueshëm në çdo rast kontrolli nga autoritetet policore.

Pothuajse të gjitha mekanizmat funksionojnë përmes një aplikacioni që shkarkohet në telefon e që tingëllon apo dridhet në varësi të impostimit personal, sa herë që fëmija lihet i vetëm në automjet. Gjitahshtu aplikacioni është i pajisur dhe me numrat e emergjencës.

Ligji është propozuar muaj më parë në Parlament, nga kreu i Partisë “Fratelli d’Italia” , Giorgia Meloni, pas tra gjedive të viteve të fundit, ku 8 fëmijë humbën jetën pasi prindërit i harruan në automjet.

Rasti i fundit u verifikua pak muaj më parë në Katania të Siçilisë, ku një baba harroi për 5 orë rresht në automjet djalin e tij 2 vjeçar. Ai u paraqit në vendin e punës korrekt në orën 8 të mëngjesit i bindur se djalin e kishte çuar në çerdhe.

Mekanizmi i ri anitbra ktisje aktivizohet e tingëllon sa herë që drejtuesi i automjetit del nga makina dhe ka në sediljen e tij fëmijë të vegjël.

Ky mekanizëm mund të jetë i integruar në fotmA të ndryshme në sediljen e fëmijës, mund të jetë i adoptuar nga automjetet si dhe mund të jetë një instrument i pavarur.

Për të përballuar këtë shpenzim të ri të detyrueshëm, Ministria Italiane e Transportit ka vënë në dispozicion një bonus prej 30 eurosh për çdo familje me fëmijë nën moshën 4 vjeç. Ora News

Loading...