Gjobë te fatura e dritave? Kryemadhi: Unë s’kam kontratë, do e ‘hajë’ Ilir Meta

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka refuzuar se do të mbajë maskën në ambiente të hapura, edhe pse kryeministri Edi Rama paralajëroi gjobë për të.

Kryemadhi tha se kjo po bëhet vetëm për t’i frikësuar qytetarët, ndërsa tha se ajo nuk do të gjobitet pasi nuk ka kontratë dritash.
“Unë s’kam kontratë dritash. Të më gjejë mua ai po mundi. Gjobën do e hajë Ilir Meta ose mamaja ime. Mos të besojnë shumë qytetarët tek gjobat e Edi Ramës,”-tha Kryemadhi.

Loading...