Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi kanë debatuar me njëri-tjetrin në Kuvend.
Gjonaj i ka kujtuar Maliqit se punët më jetëgjata i ka pasur në institucionet në varësi të saj teksa u ka kërkuar të ruajë etikën.
Nga ana tjetër deputeti ka theksuar se Gjonaj është bërë ministre pa qenë deputete dhe në interpelancë foli si Nexhimje Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha pasi në Kuvend flet vetëm për ato që ka bërë, dhe jo ato që s’ka bërë si ministre.
DEBATI NË KUVEND
LEFTER MALIQI: Këta deputetët e mazhorancës nuk i pashë të duartrokisnin. Foli si Nexhmija në Kongres. Na nxjerr statistika të propagandës. Interpelanca nuk është për ato që ke bërë, po për ato që s’ke bërë.
Arben çukon që u fut në burg, dhe doli nga burgu, dhe Stefan çipën që ishte i shkëlqyer dhe e katandisët në një vend me
Marrim grevën e urisë. Kishin kërkesa për ushqimin, madje tek 313 për shkelje të drejtorit të përgjithshëm.
Për ushqimet, janë bërë disa tendera, të parat me nip e dajë. Po marrim disa skandale, 347 milion emergjent për bukën, e njëjta firmë fiton edhe 250 milionë për djathë e qumësht. Një firmë që u dënua me 2 vjet burg, ku u futën në burg ish-dretori dhe nëndrejtori i përgjithshëm, dhe ja jep djalit.
600 e ca milion lekë për ilaçe, se është minierë ari burgu, me një prokurim skandaloz, ku është vënë dhe një restorant si firmë, që ka marrë dhe nja 3.5 milionë për maska tani.
Edhe tenderi i vezëve, pa llogaritur katrahurat e tjera, kontratat mafioze, me lokalet në burgje që janë 2-3 fish të shtrenjta. Po ashtu edhe telefonitë fikse.
çfarë ndodh te burgjet? Të kanë lënë për të pritur, drejtori i përgjithshëm s’të pyet fare, ka 9 muaj aty. Mbi 250 janë komandimet aty. Hoqi disa drejtorë, njëri miku i Qefalisë, tjetri i Majkos. T’i bëjë çfarë t’i dojë qejfi, i kanë shkuar 2 police në Korçë, i kanë denoncuar këti barkderrit, dhe ky çfarë bën, i çon këto 2 police në zona të tjera.
Znj.ministre, s’mund ta bëj unë akuzën në SPAK, sepse Reformën në Drejtësi e keni bërë çorap. Ty të përdori Rama siç bëri me Lleshajn. Keni mbajtur disa gjyqtarë tuaj, po futin në burg të varfër, opozitarë, të shoqërisë civile dhe gazetarë.
Znj.ministre po futem dhe tek ju, se e keni bërë modë, keni emëruar drejtor të auditit, mikun e ngushtë të ish-bashkëshortit, të dy me probleme te Tatimet. Te kodifikimi sërish një mikun tuaj. ”
ETILDA GJONAJ: Ju i keni merak burgjet, sepse puna më jetëgjatë juaj ka qenë në institucionet në varësi timen. Mbase ju ju nevojitet kjo, për mua ka interes çfarë thonë qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, që janë më të aftë se ju për të vlerësuar.
Burgjet kanë ndryshuar vetëm nga kjo mazhorancë dhe qeveri. Ruani etikën e komunikimit. Kjo është përgjegjësia e opozitës. Mund të më thërrisni në interpelancë çfarë ndodh në Ministrinë e Drejtësisë, dhe rezultatet të pandodhura më parë.”
LEFTER MALIQI: Vërtet kam qenë vartësi juaj, ju keni qenë e Xhafajt, u bëtë ministre pa deputete. Dua të vlerësoj burgun e Fierit, pasi ka një drejtues të mirë, shembull. Të tjerat i keni bërë katrahurë.