Gjonaj prezanton drejtorin e ri të burgjeve

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka prezantuar sot drejtorin e ri të burgjeve Agim Ismaili, të cilit i ka kërkuar zbatimin e ligjit në ushtrimin e detyrës.

Ministrja Gjonaj shprehet se drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Agim Ismaili, të cilit i kërkova drejtorit të ri dhe drejtuesve të tjerë të këtij institucioni, të punojnë me përkushtim e përgjegjshmëri dhe vetëm në zbatim të ligjit.

Ministrja theksoi se çështjet e sigurisë janë prioriteti i vitit 2019 në sistemin penitenciar të cilat do të shoqërohen me masa të reja.

Analiza vjetore që do të zhvillohet në ditët në vijim do të jetë një analizë e hollësishme për të parë rezultatet e çdo drejtuesi. Në fund, por jo për nga rëndësia falënderova ish-drejtorin Stefan Çipa për kontributin që ai dha në krye të Drejtorisë së Burgjeve”, tha Gjonaj./atsh

Loading...