Gjonaj: “Protesta e opozitës nuk dëmton Ramën por Shqipërinë”

Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj doli ne nje deklarate per media ne lidhje me protesten e djeshme te opozites.

Sipas saj, dhuna është e papranueshme dhe të gjithë ata që kanë nxitur dhunën do të marrin dënimin sipas ligjit.

Shqiptarët panë dhe kuptuan që protesta e djeshme nuk janë protesta për interes të qytetarëve, por për organizatorët.

Zbatimin e Reformës në Drejtësi e penguan me lloj e soj mënyrash për të ruajtur ndikimin politik”, theksoi Gjonaj.

Sipas saj, në këto akte dhune, dëmtohet Shqipëria duke penguar që të ecim përpara në rrugën e Integrimit Europian.

Gjonaj shtoi se këto shfaqje të shëmtuara e dëmtojnë Shqipërinë në sytë e shteteve të tjera, por jemi të vendosur për të ecur para.

Loading...